Kjo është arsyeja që ktheu Listën Serbe në Kuvend - Bota Sot
Kjo është arsyeja që ktheu Listën Serbe në Kuvend

Aktuale

Kjo është arsyeja që ktheu Listën Serbe në Kuvend

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:58
Lista Serbe

Pas katër muajsh nga bojkotimi i seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe sot është kthyer në sallë.

Ata nuk kanë marrë pjesë në seanca që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Mirëpo, sot deputetët serb pas një kohe të gjatë u panë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila u mbajt për mbylljen e kazinove dhe lokaleve të lojërave të fatit.

Arsyeja që deputetët ishin sot në sallë ishte nënshkrimi në listën e deputetëve. Ata vetëm kanë nënshkruar për pjesëmarrje në seancë dhe për pak minuta, kanë dal menjëherë jashtë.

Madje, deputetët as nuk kanë pritur që të hidhet në votim Rezoluta për pezullimin e punës së kazinove dhe lokaleve të lojërave të fatit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...