Krasniqi: Brutale, kur i sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë - Bota Sot
Krasniqi: Brutale, kur i sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë

Aktuale

Krasniqi: Brutale, kur i sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:37
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Krasniqi duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë sa u përket punësimeve, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike.

“Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune. Realisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.

“Është brutale kur e sheh në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë të behët punësimi i familjarëve”.

“Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste.

“Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”.

Ai për rastin “Pronto” ka thënë se i mbetet prokurorisë për të vazhduar hetimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...