Tahiri-Gjonaj diskutojnë për reformat në gjyqësor - Bota Sot
Tahiri-Gjonaj diskutojnë për reformat në gjyqësor

Aktuale

Tahiri-Gjonaj diskutojnë për reformat në gjyqësor

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:59
Tahiri-Gjonaj

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj, me të cilën ka biseduar për reformat e ndërmarra që nga fillimi i mandatit të tij, nisur nga agjenda legjislative dhe ndryshimet e bëra në legjislacionin e fushës penale.

Me këtë rast, ministri Tahiri ka potencuar punën e bërë në reformimin e drejtësisë, nisur nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, proces i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë dhe me pjesëmarrjen e akterëve kryesorë, dhe institucioneve ndërkombëtare, që do të definojë vlerat, përgjegjësitë dhe mandatet që synojnë një rend juridik demokratik, të përgjegjshëm dhe efikas.

Përmirësimi i përvojës së qytetarëve me gjyqësorin, sipas ministrit Tahiri, do të arrihet përmes agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, që synon që për dy vite, problemet kryesore të sektorit të zgjidhen dhe të përfundoj tranzicionin në drejtësi. 

Ministrja Gjonaj ka njoftuar kolegun e saj kosovar lidhur me zbatimin e reformave të ndërmarra në gjyqësor në Shqipëri, si dhe ka kërkuar shkëmbimin e përvojave në çështjen e ndërmjetësimit, si njëra nga mundësitë kryesore që qytetarët kanë në zgjidhjen alternative të rasteve të tyre.

Ajo ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në integrimet evropiane, me përvojën që kanë në përmbushjen e obligimeve të dala nga hapja e kapitujve 23 dhe 24 ë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe bashkëpunimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës me institucionet korrektuese në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...