Presidenti heq dorë nga pretendimet e tij, 2 anëtarë për VV dhe LDK në KQZ - Bota Sot
Presidenti heq dorë nga pretendimet e tij, 2 anëtarë për VV dhe LDK në KQZ

Aktuale

Presidenti heq dorë nga pretendimet e tij, 2 anëtarë për VV dhe LDK në KQZ

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:02
KQZ

Pas reagimit të Ambasadës amerikane në lidhje me bllokimin e KQZ-së, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur të enjten të emërojë anëtarët e ri të kësaj trupe zgjedhore duke i përfshirë nga dy anëtarë për LDK-në dhe VV-në. Me këtë vendim jashtë KQZ-së mbeten Nisma dhe PSD, ndërsa PDK dhe AAK kanë marrë ftesë për nga një anëtar.

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar për KosovaPress se përkundër të gjitha pretendimeve të deritanishme të presidentit Thaçi, se gjitha grupeve parlamentare iu takon nga 1 anëtarë, ata kanë marrë njoftim zyrtar se iu takojnë dy anëtarë në KQZ.

Kandidati për anëtar të KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se presin që të enjten të funksionalizohet kjo trupë ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

“Ne sot kemi marrë ftesat për dy anëtarë, ashtu siç na takonin, siç na garanton Kushtetuta e rezultati i zgjedhjeve. Presim që të enjten të funksionalizohet KQZ në mënyrë kushtetuese”, tha Rrustemi.

Ftesë për dy anëtarë në KQZ ka marrë dhe LDK-ja, gjë të cilën e ka konfirmuar Sami Hamiti, i cili tha se bashkë me Florian Dushin do të përfaqësojnë këtë parti në KQZ.

Për një të deleguar në KQZ-së ka marrë dhe PDK-ja, ku Ilir Gashi nga kjo parti u shpreh se ftesa i ka ardhur individualisht dhe nuk ka informacion se kush tjetër prej koalicionit PAN do të jetë anëtar i ri i KQZ-së.

“Sot mua më ka ardhur ftesa individualisht, nuk e di si iu ka shkuar ftesa ndonjë kujt tjetër, por mua personalisht përmes e-mailit më ka ardhur ftesa për të marrë pjesë në ceremoni të betimit të enjten”, deklaroi Gashi për KosovaPress.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ka informacione se i është shkuar ftesa për t’u betuar të enjten të deleguarit të kësaj partie për KQZ.

Ndërsa, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi ka konfirmuar për KosovaPress se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë nga presidenti për anëtar të KQZ-së.

Jashtë KQZ-së si duket do të mbetet dhe Nisma Socialdemokrate, pasi deputeti Enver Hoti është shprehur për KosovaPress, se asnjë ftesë nuk ka shkuar në radhët e tyre për anëtarë të ri në KQZ.

Për njohësin e çështjeve zgjedhore, Rasim Alija, presidenti Thaçi pa dyshim duhet t’i emërojë nga dy anëtarë për VV-në dhe LDK-në, pasi sipas tij, çdo opsion tjetër do të çonte KQZ-në në bllokadë.

“Presidenti i vendit qartazi ka bërë shkelje të ligjeve edhe me vonesën e emërimit të anëtarëve të KQZ, por edhe me mënyrën se si i ka ftuar subjektet politike për nominime. Sipas ligjeve, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 2014, dhe memories institucionale për emërimin e anëtarëve të KQZ, presidenti do të duhej të emërojë nga dy anëtarë për LDK, VV e PAN. Çdo opsion tjetër do të çonte në bllokadë më tutje, pasi opozita do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese”, tha Alij.

Ndryshe, ka më shumë se një vit që KQZ-ja ka qenë e bllokuar, duke mos u emëruar anëtarët e ri të këtij institucioni. Ndërsa, presidenti Thaçi përmes zyrës së tij të informimit ka bërë të ditur se të enjten do të bëhet betimi i anëtarëve të ri në KQZ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...