Latifi: Deshqiptarizimi fillon në momentin që kombi i nënshtrohet religjionit - Bota Sot
Latifi: Deshqiptarizimi fillon në momentin që kombi i nënshtrohet religjionit

Aktuale

Latifi: Deshqiptarizimi fillon në momentin që kombi i nënshtrohet religjionit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:36
Blerim Latifi

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka shkruar në Facebook se parimin më të rëndësishëm të nacionalizimit shqiptar e përbën nënshtrimi i religjionit ndaj kombit.

Në një publikim të shkurtër, Latifi shkruan se kjo do të thotë që besnikërinë ndaj kombit ta konsiderosh më të rëndësishme se besnikërinë ndaj religjionit.

E sipas tij, me thyerjen e këtij parimi, fillon deshqiptarizimi.

Publikimi i plotë i tij:

PARIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Nënshtrimi i religjionit ndaj kombit përbën parimin më të rëndësishëm të nacionalizmit shqiptar. Kjo do të thotë që besnikërinë ndaj kombit ta konsiderosh më të rëndësishme se besnikërinë ndaj religjionit. Aty ku thyhet ky parim, aty fillon deshqiptarizimi, tjetërsimi identitar. Falë këtij parimi ka qenë e mundur të formohet kombi shqiptar, dhe pa të, ky komb, e ka të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të ekzistoj në të ardhmën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...