Havolli: Gjendja nuk është e mirë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Aktuale

Havolli: Gjendja nuk është e mirë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:59
Shaip Havolli

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka bërë me dije se procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë ka shkuar mirë dhe verifikimit do t’i nënshtrohet 20 për qind e listës së përgjithshme.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky numër të rritet në rast të denoncimeve nën dyshimet për deklarim të rremë.

Havolli ka thënë për “Epoka e re” se në Kosovë ekziston një gjendje jo e mirë sa i përket parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, sidomos të nivelit të lartë.

Megjithatë, ai ka treguar se mbi 100 raste për korrupsion janë duke u trajtuar në këtë agjenci sa i përket tremujorit të këtij viti.

Havolli ka paralajmëruar se do të ketë zgjerim të kompetencave dhe forcim të rolit të AKK-së në luftimin e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat