Demaliaj për Agim Bahtririn:Nuk e ke idenë për politikë e aq më pak për politikë lokale

Aktuale

Demaliaj për Agim Bahtririn:Nuk e ke idenë për politikë e aq më pak për politikë lokale

Nga: Z.B Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:47
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, përcjell “Bota sot”.

Demaliaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, më dhimben qytetarët e Mitrovicës që duhet ta durojnë një njeri që nuk e ka idenë për politikë e aq më pak për politikë lokale.

Postimi i plotë:

Paska fol Agim Bahtiri! Njeriu pa asnjë parim politik. E sheh pushtetin si pronë të vehten e levizë gjithmonë veç me e rujt të njejtin. Me dhimbsen qytetaret e komunes se Mitrovices që duhet ta durojnë një njeri që nuk ka idene për politike e aq me pak për politike lokale. Qeveria Haradinaj ku Zv Kryeminister është kryetari i partise së tij Behgjet Pacolli kanë zhvilluar ekonominë,sundimin e ligjit dhe kanë rritur mireqenjen në komuna. Ky avanturier politik nuk i konsideron faktet po nxehet si reshov para tubimeve me patriota me bateria. Agim, e dim sa shpejt nxehesh po e kem pa që edhe ma shpejt ftohesh..!!Qetësohu burrë e mos e shaj shpine tënde..!!
E kemi pa me ty dhe deklarimet tuaja kur na pate thënë se: po vjen në Mitrovice me na mbajt koncert Shakira, veq kur na doli në skenë Ceca e Beligradit..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat