Ministrat e paprekshëm

Aktuale

Ministrat e paprekshëm

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Në Qeverinë e Kosovës janë disa ministra me aktakuzë të konfirmuar nga Gjykata, ndonëse ata vazhdojnë punën pa kurrfarë pengese. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pati premtuar se do ta shkarkonte secilin ministër të tij me aktakuzë, por një veprim të tillë nuk po e ndërmerr tash e sa ditë

Besim Beqajt, ministër i Inovacionit dhe Pal Lekajt, ministër i Infrastrukturës, ka disa ditë që Gjykata ia ka konfirmuar aktakuzën, por të njëjtit pa kurrfarë pengese vazhdojnë t’i drejtojnë këto dikastere të rëndësishme qeveritare.

Njëjtë si për ministrin Beqaj, aktakuza për rastin “Pronto” i është konfirmuar edhe deputetit të PDK-së Zenun Pajazitit. Ndërsa për rastin e veteranëve ka aktakuzë ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, në partinë e të cilit janë ministri Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti, kishte deklaruar se nëse një ministër i tij do të kishte aktakuzë do ta shkarkonte, por edhe një javë pas vendimit të Gjykatës ministrat e Veselit vazhdojnë të jenë të paprekshëm, shkruan “Zëri”.

Derisa në Qeveri të Kosovës vazhdojnë punën ministrat me aktakuza të konfirmuara, Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të kërkojë nga institucionet e vendit që ta luftojnë korrupsionin si kusht për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat