Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn u takua me partnerët ndërkombëtarë në Uashington për t’u angazhuar në një gamë të gjerë çështjesh si Ballkani Perëndimor, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe si të trajtohen sfidat globale, shkruan “European Western Balkans”.
Në ditën e dytë në Uashington, pasi vizitoi Këshillin e Atlantikut ai foli për strategjinë mbi Ballkanin Perëndimor.
“Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është që të stabilizohet rajoni dhe të fusim të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo është në interes të gjeopolitikës tonë gjithashtu”, theksoi Hahn.
“Duhet të jemi të vendosur, por dhe të drejtë e të japim meritat atëherë dhe aty ku duhet. Të mos i qëndrosh zotimeve të marra, do të thotë të humbasësh peshë”, përfundoi ai.