Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj edhe njëherë tjetër ka folur për dëshmitë që thotë se posedon ai se deputeti i VV’së, Glauk Konjufca, ka qenë në SHIK.
Molliqaj ka thënë se heshtja e gjithë grupit parlamentar ndaj deklaratave të tij në Kuvend, është aprovim për atë që ai ka thënë.
Molliqaj ka treguar edhe çka ka dashur të thotë atëherë kur iu ndal fjala në Kuvend,
“Të gjithë njëzëri grupi i VV’së ishin në heshtje dhe e konfirmuan. Ata s’patën guxim me i mohu dëshmitë. Kur m’u ndal fjala kam qenë duke thënë se dhjetërta deputetë të parlamentit të Kuvendit të Kosovës e dinë që Glauku u kanë SHIK. Mund t’i pyetni deputetët, se si sot është krijuar një ambient që kur dikush i atakon kaq fort deputetët e VV’së, ata asnjëherë s’reagojnë”, ka thënë Molliqaj tutje.