Latifi e quan gruan e Millosheviqit “Lady Macbeth të Ballkanit”

Aktuale

Latifi e quan gruan e Millosheviqit “Lady Macbeth të Ballkanit”

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:08
Këshilltari i kreut të kuvendit, Blerim Latifi

Këshilltari i kreut të kuvendit, Blerim Latifi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vdekjen e ish gruas së diktatorit komunist jugosllav, Sllobodan Millosheviqit.

Ai e quan Mira Markoviqin si “Lady Macbethin” e Ballkanit, bazuar në tragjedinë e shkruar para gati katër shekujsh të William Shakespeareit, me titullin “Makbeth”.

Lady Macbeth e shtyen Lordin Macbeth [bazuar në një personazh të vërtetë historik] drejt një ambicieje të marrë dhe krimeve në luftën për të fituar pushtetin.

Ky është postimi i plotë i z.Latifi që duket se po kënaqet me Facebook-un e tij:

Shekspiri dhe Mira Markoviç

Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.
Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat