Këta janë 2 rusët e Putinit që u tallën me Haradinajn - Bota Sot
Këta janë 2 rusët e Putinit që u tallën me Haradinajn

Aktuale

Këta janë 2 rusët e Putinit që u tallën me Haradinajn

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka rënë pre e mashtrimeve nga 2 rusët që janë të afërt me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përmes një telefonate.

Vladimir Kuznetsov (Lexu), një avokat 30-vjeçar dhe Alexei Stolyarov (Vovan), një 28-vjeçar ekonomist, janë dyshja ruse që njihen sikurse ‘humoristë’ (prank) në Rusi, mirëpo mediat e huaja kanë identifikuar që këta të dy janë mashtrues të lidhur me Qeverinë ruse atje dhe presidentin e saj Vladimir Putin.

Dy të fundit janë bërë të njohur me telefonatat mashtruesve ndaj liderëve të huaj, si ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidentin e Moldavisë, Nikolae Timofti, por kohën e fundit cak i sulmeve nga këta dy të fundit ka qenë Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ata u bënë lajme ndërkombëtare kur dërguan një letër të rreme nga Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tek deputetja ukrainase Nadezhda Savchenko, e cila ishte arrestuar në Rusi dhe po mbahej në burg.

Savchenko ishte pesë ditë në një grevë të thatë urie, por letra, e shkruar supozuar nga komandanti suprem ukrainas, i kërkoi asaj të ndalet.

Savchenko mbaroi grevën e saj të urisë, por avokatët e saj më vonë zbuluan Poroshenko kurrë, në fakt, nuk kishte shkruar një letër të tillë.

Një mashtrimi të tillë i ka rënë pre edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku është telefonuar nga këta të fundit duke i thënë se është presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Këta të fundit i kanë kërkuar atij të dalë publikisht ta përkrahë në zgjedhje, pasi do ta njohin pavarësinë e Kosovës nëse do të fitojë zgjedhjet përsëri, shkruan Metro.

Haradinaj madje kishte shënuar në Twitter se përkrahë Poroshenkon në zgjedhje, por më vonë ai e ka kuptuar se është pre e mashtrimeve dhe e ka hequr postimin e tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...