“Ke qenë ushtar me korrespodencë”, eskalon debati në Komisionin për shtetasit turq

Aktuale

“Ke qenë ushtar me korrespodencë”, eskalon debati në Komisionin për shtetasit turq

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:09
Foto nga takimi

Akuza dhe kundërakuza ka pasur në këtë Komision, teksa deputeti Hajdar Beqa ka akuzuar atë të LDK-së, Anton Quni se në luftë ka qenë me pagesë.

“Ka pas luft me korrespodencë dhe luftë që ka qenë. Edhe ti je kanë në luftë në Koshare por ke qenë në luftë me korrespodencë. Ke qenë një frikacak e ke shfrytëzu autoritetin  e atyne që e kanë dhanë jetën. Ke qenë me rrogë atje, sa e ke pasë rrogën atje”, ka thënë Beqa.

E kundërpërgjigja e Qunit nuk mungoi.

“Ju e dini fort mirë se çka thonë ushtarët serbë se ku e kanë përjetu  Vietnamin”, ka thënë Quni.

Raportimi i presidentit Thaçi në këtë Komision nuk ka filluar ende, teksa ky i fundit ka kërkuar të dijë se në çfarë forme është emëruar eksperti ndërkombëtar në këtë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat