Pas debatit që pati me Qunin, Beqa kërkon nga Zeka që të zbulojë diçka nga arkivat

Aktuale

Pas debatit që pati me Qunin, Beqa kërkon nga Zeka që të zbulojë diçka nga arkivat

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:27
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, pas debatit që ka pasur gjatë ditës me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin, në Komisionin hetimor parlamentar, i është drejtuar deputetit të Nismës, Milaim Zeka, me një kërkesë.

Beqa ka kërkuar nga deputeti Zeka që të hulumtojë në arkivat që ai i posedon për luftën në Kosovë dhe të tregojë nëse Anton Quni ka qenë në vijat e frontit.

Deputeti Beqa, ka theksuar se Milaim Zeka është raportuesi më real i luftës prandaj edhe ka bërë këtë kërkesë.

Shkrimi i plotë: 

Nga kontesti i “shitjes” së trimërisë nga deputeti Anton Çuni ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Hajdar Beqa!

Kolegu deputet Milaim Zeka, është raportuesi më real i luftës, është autor edhe i shumë filmave dokumentar, mes tjerash edhe i dokumentarit për Komandantin Legjendar Adem Jashari. Unë me Milaimin shpesh jam përplasur edhe në parlament, por kur është fjala te ana faktike për luftën, deri më sot çdo pamje e vërtetë nga arkiva e tij ka dalë!

Mbi bazën e kësaj, po i bëjë thirrje publike: Milaim Zeka, A mundesh me hulumtu arkivat tua dhe me vetëm 5 sekonda me e dokumentu që Anton Çuni ka qenë në vijat e frontit?!

Ndryshe, gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa (PDK) dhe Anton Quni (LDK) janë përplasur ashpër rreth asaj se cili ka luftuar më shumë.

Në debat është përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka akuzuar Anton Qunin rreth pjesëmarrjes së tij në luftë.

Thaçi ishte ftuar nga Komisioni për të dëshmuar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat