Rexhaj tregon deputetët e PDK-së të cilët nuk po e mbrojnë territorin e Kosovës dhe nuk deklarohen kundër Serbisë

Aktuale

Rexhaj tregon deputetët e PDK-së të cilët nuk po e mbrojnë territorin e Kosovës dhe nuk deklarohen kundër Serbisë

Nga: N.H Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:25
PDK

Njëri ndër themeluesit e PPK-së dhe ish anëtar i saj, Sali Rexhaj, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar deputetëve të PDK-së.

Rexhaj thotë se deputetët e PDK-së me asnjë fjale nuk e mbrojnë territorin e Kosovës, dhe as nuk deklarohen kundër Serbisë së Madhe, por në korë u hidhen në qafë gazetarëve e shtypit të lirë.

Ja shkrimi i plotë:

Keta karkalecat e Klanit Pronto, Memli, Blerandi & Co me asnje fjale nuk e mbrojne territorin e Kosoves, as nuk deklarohen kunder Serbise se Madhe, po ne kor u hidhen ne qafe gazetareve e shtypit te lire, nese i kritikojne shefat e tyre.

Po te ishte i degjueshem Berat Buzhala, tere jeten do ta kishim minister si Enver Hoxhen e Besim Beqen, dhe pakurrizor tjere te cilet nuk e di kush se si erdhen dhe si mbeten aty. Keto maskota te krimit, korrupcionit e hajnise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat