Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar si president, ndërsa tha se e mirëpret atë edhe për turizëm.
Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shqipëri, ku po merr pjesë në Samit.
Ai ka thënë se për prezencën e këtij të fundit, përgjegjësia mbetet tek institucionet që e kanë ftuar.
Për të njëjtën çështje sot është pyetur edhe kryeministri Ramsuh Haradinaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit shqiptar, ilir Meta, teksa ka shtuar se për Kosovën, Dodik mbetet njeri i Putinit.
Haradinaj: Dodik nuk përfaqëson vlera të bashkëjetesës e as të turizmit
“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës, as të turizmit. Ai realisht është një prej figurave më të këqija që ka rajoni. Është një aleat i Putinit. Kjo është bindja që e kemi ne në Kosovë. Dhe, atë e shohim si agjendë të Putinit në Ballkan. Shqipëria ka mirëpritur të gjithë presidentët e të gjitha shteteve, përfshirë edhe të Bosnjës. Nuk du me komentu, por nëse flasim se çka mendon Kosova për Dodikun, Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, tha Haradinaj.