Për kritikat ndaj Qeverisë, Hamiti: Të shkarkohet sa më parë - Bota Sot
Për kritikat ndaj Qeverisë, Hamiti: Të shkarkohet sa më parë

Aktuale

Për kritikat ndaj Qeverisë, Hamiti: Të shkarkohet sa më parë

Nga: A.M. Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:04
Muhamet Hamiti

Muhamet Hamiti, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, përmes një postimi në Facevook, komentuar kritikat e drejtuara Qeverisë së Kosovës nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria e vazhdon me të  vjetrën , si dhe ka kërkuar që të bëhet shkarkimi i saj në Parlament.

Postimi i plotë:

SHBA-të dhe Britania e Madhe, dy përkrahësit më të mëdhenj të shtetit të pavarur të Kosovës, po e kritikojnë hapur Qeverinë e Kosovës për emërime në pozita të larta të njerëzve të pakualifikuar dhe/apo me të kaluar kriminale.

Edhe Franca qenka prononcuar sot në këtë linjë përmes ambasadës së saj këtu.

Qeveria e vendit tonë, Qeveria e Vendimeve të Mëdha, siç e ka për qejfi ta quajë veten, i merr në dijeni këto kritika dhe vazhdon me të vjetrën, besoj. Si deri tash.

Nuk e ndalin kritikat e vendeve mike Qeverinë tonë nga këto e paudhësi e të tjera si këto, por shkarkimi i saj me votë në Parlament. Pastaj zgjedhja e një Qeverie tjetër nga Kuvendi i zgjedhur me votë. Sa më parë, aq më mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...