Ligji në Kosovë vlen për qytetarët e thjeshtë, por jo edhe për politikanët matrapazë dhe biznesmenët kriminelë - Bota Sot
Ligji në Kosovë vlen për qytetarët e thjeshtë, por jo edhe për politikanët matrapazë dhe biznesmenët kriminelë

Aktuale

Ligji në Kosovë vlen për qytetarët e thjeshtë, por jo edhe për politikanët matrapazë dhe biznesmenët kriminelë

Nga: D. B Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:54
Ilustrim

Në Kosovën e pas luftës të kapur nga kriminelet, është bërë zakon që vet kriminelët, t'i quajnë kriminelë të tjerët. E njëri prej tyre është edhe vet deputeti i AAK-së Shkumbin Demailaj, i cili dje në seancën e Kuvendit, e quaji ‘ kriminel‘ deputetin e LDK-së Avdullah Hotin.

Kështu ka deklaruar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nga një njeri i tillë gjithçka mund të presësh.

“Çfarë mund të presësh prej një njeriu të tillë, i cili dyshohet të ketë kryer krim me fryrjen e listave te veteraneve. Para pak kohësh nëpër studio televizive, deklaronte që çdo anëtar dhe militantë të AAK-së do ta punësonte po të ishte në dorën e tij. Madje thoshte që nuk i intereson fare largimi i njerëzve drejt Evropës. Ky person është idiot i klasit të parë, dhe ky fakt tregon më së miri, se çfarë njerëz janë votuar dhe bërë deputetë”, ka thënë politologu Krasniqi.

Sipas tij, fatkeqësisht asgjë nuk do të ndodh me aktakuzën e ngritur ndaj tij, sepse drejtësia është në duart e matrapazëve të politikës.

“Edhe ky sikurse të tjerët do të shpallet i pafajshëm. Ligji në Kosovë vlen për qytetarët e thjeshtë, por jo edhe për politikanët matrapazë dhe biznesmenët kriminelë”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...