Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës është pranuar një telefonatë në të cilën është kërcënuar Këshilli, raporton Bota sot
Sipas prokurorisë speciale, në po të njëjtën telefonatë është përmendur edhe Gjykata Speciale. ''Pasi që në Kosovë nuk ka një Gjykatë speciale, ne Prokuroria Speciale kemi marrë kërcënim që ka të bëjë me Prokurorinë speciale'' është thënë në njoftimin për media.
Stafi i prokurorisë është evakuuar, ndërkaq informacione në lidhje me vendin e ngjarjes dhe të dyshuarin po priten të dalin nga policia e Kosovës. /Bota sot