Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, e ka komentuar punën dhe pamjen e këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mazrekaj përmes një postimi në Facebook, ka folur për etikën e punëtorëvë të cilët punojnë në institucione publike, por këshilltarët dhe asistentët e kryeministrit Haradinaj nuk e respektojnë atë.
“Paraqitja e tyre nëpër rrjete sociale lë shumë për të dëshiruar. Ato më së paku duken si zyrtare shtetërore e më së shumti duken si ... po iu lë juve t`ia qëlloni. Me gjasë, Kryeministri Haradinaj, ka nostalgji nga koha kur ka qenë portier i lokaleve të natës në Zvicër, andaj edhe nuk i pengon veshja këtyre dy asistenteve”, shkruan Mazrekaj.
Lexojeni të plotë postimin e Xhevdet Mazrekaj:
Ja kush e këshillon kryeministrin e Kosovës bashkë me Halil Matoshin
Në mesin e këshilltarëve dhe vartësve të tjerë të qeverisë Haradinaj, janë edhe këto që po i publikojmë sot.
Bartësit e posteve publike, përveç asaj se duhet ta meritojnë postin të cilin e mbajnë, duhet edhe ta respektojnë etikën e veshjes dhe paraqitjes së tyre para publikut.
Por, duket se këto dy këshilltare përkatësisht asistente të kryeministrit, nuk e respektojnë asnjërin dhe as tjetrin rregull.
Paraqitja e tyre nëpër rrjete sociale lë shumë për të dëshiruar. Ato më së paku duken si zyrtare shtetërore e më së shumti duken si ... po iu lë juve t`ia qëlloni.
Me gjasë, Kryeministri Haradinaj, ka nostalgji nga koha kur ka qenë portier i lokaleve të natës në Zvicër, andaj edhe nuk i pengon veshja këtyre dy asistenteve.
PS: Imagjinoni se çfarë skandali do të shkaktohej, nëse me një veshje të tillë do të paraqiteshin këshilltaret e Presidentit Amerikan.