Thaçit i vjen një goditje nga ish-shoku i tij: Sa për armët kineze të Klosit, Nanos dhe Shtabit të Rognerit, Serbia do të dilte në Durrës

Aktuale

Thaçit i vjen një goditje nga ish-shoku i tij: Sa për armët kineze të Klosit, Nanos dhe Shtabit të Rognerit, Serbia do të dilte në Durrës

Nga: N.Sh. Më: 27 maj 2019 Në ora: 08:00
Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë ftesë publike kreut të LDK-së, Isa Mustafës që të bashkohet në idenë dhe qëllimin e tij për bashkim kombëtar.

Për këtë çështje, veprimtari Sali Rexhaj, thotë se, në çlirimin e Kosovës të gjithë kemi besuar por kurrë duke luftuar për Shqipërinë Natyrale.

Rexhaj thekson se, pa mbështetjen e NATO-s dhe BE-së në krye me SHBA nuk do të çlirohej Kosova.

“Sa për armë kineze të Fatos Nanos e Fatos Klosit dhe “Shtabit të Rognerit”, Serbia do të dilte në Durrës”, shkruan Rexhaj.

Rexhaj i ka reagua presidentit Thaçi edhe për Luginën e Preshevës.

Ndryshe, Rexhaj është ish shok i studimeve i presidentit Thaçi.

Ja postimi i plotë:

Nese deshton anetaresimi ne BE, par shkak te krimit, hajnisë... do te behet bashkimi kombëtar.

Ide bizare e Edi Rames.

Ne çlirimin e Kosoves te gjithe kemi besuar, po kurre duke luftuar per Shqiperi te Madhe, ide e Rankoviqit e Qosiqit dhe Milloshqviqit per ti kompromituar shqiptaret ne lufte per liri. Pa mbeshtjetjen e NATO e BE ne krye mde SHBA nuk do te çlirohej kurre Kosova, sa per arme kineze te Fatos Nanos e Fatos Klosit e “Shtabit te Rognerit” Serbia do te dilte ne Durres.

E pse te bashkohet Lugina e jo edhe Ilirida, Plave e Guci e krejte Sanxhaku deri ne Çameri.

Jo se ke mbete vetem, po ne keto broçkulla te cilat po i mbertype dite e nate nga tubimi ne tubim e studio ane e mbane, nuk beson as ti vet.

Po Serbia e ka krejte Kosoven ne kushtetute dhe lufton ende qe te na pushtoj, kurse ti thua se Serbia na e jep Luginen e pastaj na njeh si shtet.

Aq sa je komik, po aq je edhe tragjik zoti President, ne ikje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat