Kryeziu: Institucionet e rendit dhe ligjit duhet të tregojnë përkushtimin për dekriminalizimin

Aktuale

Kryeziu: Institucionet e rendit dhe ligjit duhet të tregojnë përkushtimin për dekriminalizimin

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:26
Ismet Kryeziu

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar pas aksionit policor në veri të Kosovës, ai ka thënë se, secili angazhim politik, deklaratë për bashkim a korrigjim, Republikën e Kosovës e bënë të duket e karakterit të përkohshëm, përcjell “Bota sot”.

Kryeziu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku është shprehur se duhet të veprojnë në veri, lindje, jug e perëndim, siç thotë ai, për ta garantuar sundimin e ligjit dhe për ta rikthyer shpresën qytetare tek Republika.

“Si qytetarë përditë e më shumë kemi nevojë të na konfirmohet se Republika jonë nuk është e përkohshme dhe nuk do shndërrohet në vrimë të zezë, të krimit dhe të korrupsionit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Secili angazhim politik, deklaratë për bashkim a korrigjim, Republikën e Kosovës e bënë të duket e karakterit të përkohshëm. Institucionet e rendit dhe ligjit duhet të tregojnë përkushtimin e tyre për dekriminalizimin e politikës, e të institucioneve. Duhet të veprojnë në veri, lindje, jug e perëndim, për ta garantuar sundimin e ligjit, për ta rikthyer shpresën qytetare se Republika jonë ekziston.

Si qytetarë përditë e më shumë kemi nevojë të na konfirmohet se Republika jonë nuk është e përkohshme dhe nuk do shndërrohet në vrimë të zezë, të krimit dhe të korrupsionit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat