Mustafa-Sakar diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Turqi

Aktuale

Mustafa-Sakar diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Turqi

Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:23
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa sot priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes të dyja vendeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, veçanërisht rritjes së tregtisë, investimeve, prodhimit dhe punësimit.

Mustafa e njoftoi diplomatin turk për qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë. 

Ai njëherësh falënderoi ambasadorin Sakar për kontributin e Turqisë ndaj FSK-së dhe transformimit të saj në ushtri, duke nënvizuar se siguria dhe stabiliteti i Turqisë janë të lidhura ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit dhe regjionit. 

Ndërsa, ambasadori Sakar vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtet-formuese në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat