Kjo është ora kur nis qarkullimi në autostradën Prishtinë – Shkup

Aktuale

Kjo është ora kur nis qarkullimi në autostradën Prishtinë – Shkup

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:31
Autostrada “Arbën Xhaferi”

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Shkup, ka treguar orën kur autostrada lëshohet për qarkullim.

Këshilltar i kryeministrit, përmes një videoje të publikuar në rrjet social nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi” Prishtinë-Shkup, ka thënë se nga ora 17:00 autostrada hapet për qarkullim.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat