Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur lirimin e Marjan Gjoka nga Serbia.
Në një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij. Përsëri Serbia nuk heziton të tregoj se ka një axhendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit.