Hoxha: Koha të veprojmë dhe të kryejmë detyrat tona të shtëpisë për procesin integrues - Bota Sot
Hoxha: Koha të veprojmë dhe të kryejmë detyrat tona të shtëpisë për procesin integrues

Aktuale

Hoxha: Koha të veprojmë dhe të kryejmë detyrat tona të shtëpisë për procesin integrues

Nga: Z.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:02
Pamje nga Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se sot, para Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, u diskutua për Raportin e vendit, të cilin e solli Komisioni Evropian, përcjell “Bota sot”.
 

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku ka cekur se vlerësimet që dalin nga raporti, duke lexuar realisht përmbajtjen e tij, sipas saj, është koha të veprojmë dhe të kryejmë detyrat tona të shtëpisë për procesin integrues

“Dua të shpreh falënderim të sinqertë për përkrahjen e Komisionit gjatë gjithë angazhimit tonë, duke e konsideruar procesin integrues si interes nacional dhe dëshmi e unitetit në rrugën tonë integruese”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot, para Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, diskutova për Raportin e vendit, të cilin e solli Komisioni Evropian. Ceka vlerësimet që dalin nga raporti, duke lexuar realisht përmbajtjen e tij. Është koha të veprojmë dhe të kryejmë detyrat tona të shtëpisë për procesin integrues.

Dua të shpreh falënderim të sinqertë për përkrahjen e Komisionit gjatë gjithë angazhimit tonë, duke e konsideruar procesin integrues si interes nacional dhe dëshmi e unitetit në rrugën tonë integruese.

Në Mbledhjen e Takimit ministror, së bashku me të gjitha institucionet relevante, të hënën do të vendosim për hapat, me fokus të qartë, dinamizimin e procesit. Ne duhet t’i ndryshojmë edhe sjelljet edhe veprimet ndaj rekomandimeve që dalin nga raporti, në rend të parë, për qytetarët tanë, cilësinë e jetës së tyre dhe shtetit që po ndërtojmë!

#DhurataHoxha

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...