Vetëvendosje kërkon hetime urgjente ndaj Thaçit, ishte përshirë në një skandal kur ishte kryeministër

Aktuale

Vetëvendosje kërkon hetime urgjente ndaj Thaçit, ishte përshirë në një skandal kur ishte kryeministër

Nga: H.O. Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një postim të saj ka shpërndarë thirrjen e kësaj partie për hetim ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Sipas Vetëvendosjes, Thaçi duhet të hetohet për kohën kur ishte kryeministër, lidhur me vendimet që kishte marrur dhe të hetohet rreth skandalit të fajdeve dhe videoincizimeve ku permenden disa zyrtarë te PDK-se duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës Kosovës z. Kadri Veseli.

Postimi i plotë:

I bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të bëjë hetime urgjente rreth këtyre vendimeve të ish kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi dhe të mos zmbrapset nga hetimet rreth skandalit të fajdeve dhe videoincizimeve ku permenden disa zyrtarë te PDK-se duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës Kosovës z. Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat