Pacolli kujton gazetarin Bardhyl Ajeti

Aktuale

Pacolli kujton gazetarin Bardhyl Ajeti

Nga: G.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:01
Bardhyl Ajeti

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kujtuar gazetarin e gazetës "Bota sot", Bardhyl Ajeti, në 14 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, jo  thënë se vrasja e tij ende nuk është zbardhur dhe se sulmet mbi gazetarë, janë sulme mbi fjalën e lirë, përcjell Bota sot.

"Ne nuk duhet të ndalemi së kërkuar drejtësi për të gjitha rastet", ka shkrar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Sot bëhen 14 vjet që nga vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti. Bardhyli u vra me 3 Qershor 2005 por vrasja e tij ende nuk është zbardhur.

Vetëm gjatë vitit 2018 janë shënuar 16 raste të kërcënimit të gazetarëve. 24 raste të kërcënimeve në vitin 2017. Por deri më sot, për këto kërcënime kemi vetëm 1 aktakuzë dhe vetëm 3 dënime.

Raporti për vendin 2019 rithekson se gjykimi i rasteve të tilla mbetet shumë i ulët.

Sulmet mbi gazetarët janë sulme mbi fjalën e lirë. Ne nuk duhet të ndalemi së kërkuar drejtësi për të gjitha rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat