Haliti thotë se ka detaje për vrasjen e Ilir Konushevcit

Aktuale

Haliti thotë se ka detaje për vrasjen e Ilir Konushevcit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:42
Ilir Konushevci

Xhavit Haliti në Rubikon ka thënë se ka detaje nga rasti i vrasjes së gjeneralit Ilir Konushevci në maj të vitit 1998.

Haliti ka thënë se “dihet kush ka kryer këto vrasje dhe se nuk është e vështirë të gjendet nga hetuesia”.

Sipas Halitit, vrasja e Ilir Konushevcit ka qenë çështje aksidentale.

Ai ka thënë se dihen emrat e të gjithëve që ishin në pritë në këtë rast, ndërsa për dyshimet e tij për një vrasje tjetër ka përmendur Florim Krasniqin e Fatmir Haklajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat