MASHT: Asnjë nxënësi nuk do t’i lejohet telefoni në Qendrën e Testimit

Aktuale

MASHT: Asnjë nxënësi nuk do t’i lejohet telefoni në Qendrën e Testimit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot me datë 6 qershor ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore. Ministria thotë se kësaj here janë ashpërsuar masat ndaj nxënësve dhe administruesve të qendrave ku do të mbahet provimi.

Përgjatë viteve kemi parë kopjime në masë të madhe, nxënësit përmes rrjeteve sociale kanë shpërndarë provimin duke bërë publike pyetjet.

Ministria është zotuar vazhdimisht se kjo dukuri nuk do të ndodhë, por kjo praktikë nuk është ndalur asnjëherë.

Zyrtarë të MASHT për Gazetën Express kanë thënë se asnjë nxënës nuk guxon t’i qaset Qendrës testuese me telefon.

“Masat janë që asnjë nxënës nuk guxon t’i qaset Qendrës testuese me telefon, sepse kjo është e ndaluar edhe me vendimet për ndalim të telefonave”

Sipas zyrtarëve nga Ministria çdo administruesi të Qendrës Testuese do t’i merret licenca e lëshuar nga MASHT nëse evidentohen kopjimet.

“Janë ashpërsuar masat për administrues ku përveç masave sipas ligjit do t’u merret licenca e lëshuar nga MASHT”.

Ministria ka njoftuar për disa ndryshime të vogla ku këtë vit nxënësit do të kenë mundësi që vet të zgjedhin lëndën zgjedhore. Po ashtu i ka publikuar  edhe datat për testin e parë dhe të dytë të Provimit Shtetëror të Maturës për secilën komunë.

Regjioni i Prishtinës testin do ta mbajë në datat 12 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 19.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit testin do ta mbajë në datat 13 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 20.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës testin do ta mbajë në datat 14 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 21.06.2019 (pjesa e dytë)

Regjioni i Pejës dhe Mitrovicës testin do ta mbajë në datat 15 qershor 2019(pjesa e parë) dhe 22.06.2019 (pjesa e dytë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat