Daçiq: Trump, Merkel, Macron dhe Mogherini po dridhen e askush nuk mund të bëjë asgjë ndaj një Haradinaj?

Aktuale

Daçiq: Trump, Merkel, Macron dhe Mogherini po dridhen e askush nuk mund të bëjë asgjë ndaj një Haradinaj?

Nga: F.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:47
Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj

"Tramp, Merkel, Makron, Mogerini, t ë gjithë po dridhen dhe askush nuk mundet asgjë të ëbjë ndaj një Haradinajt. Dhe të gjithë presin që ne të besojmë në këtë përrallë ", ka thënë Ivica Daçiq RTS përcjell “Bota Sot”.

Sipas ministrit të jashtëm serb, Serbia do marr pjesë në takimin e Parisit nëse Prishtina heq taksën në mallrat serbe, por mbetet të shihet nëse presidenti francez Makron përsëri mund të lejoj që fjala e tij të mos ketë kuptim në raport me “ madhësinë e një Haradinajt".

Ai përkujtoi se presidenti i Serbisë Vuçiq shumë herë ka theksuar se Beogradi është i gatshëm të bisedoj nëse hiqen taksat.

Daçia ka thënë se po bëhen presione të mëdha rreth takimit, gjermanët thonë se nuk është e vërtetë se nuk kanë bërë presion ndaj kryeministrit të Kosovës Haradinajt.

Në botë ka thënë ai nuk janë të entuziazmuar për iniciativën e Berlinit dhe Parisit, a Uashingtoni po pret të kyçet nëse nuk ka sukses në Paris, në ndërkohë BE pret përfaqësuesin e ardhshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat