“Shpërthen” burri i deputetes së LDK-së pas përleshjeve në këtë parti, tregon se kush po i shkakton ato

Aktuale

“Shpërthen” burri i deputetes së LDK-së pas përleshjeve në këtë parti, tregon se kush po i shkakton ato

Nga: D.RR Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:12
LDK gjatë përleshjes së djeshme

Burri i deputetes Lirije Kajtazi, i njohur edhe si ekspert i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka shkruar rreth përleshjeve që po ndodhin në këtë parti.

Ai thotë se problemet po i shkaktojnë pjesa që në vitet 1990 deri 1999 nuk ka ditur se çfarë po ndodh me Kosovën, përcjellë “Bota sot”.

Gjithashtu, Kajtazi thotë se ata që e formuan këtë parti dhe e mbajtën për 30 vite, po anashkalohen në këtë zgjedhje.

Postimi i plotë:

Trazirat ne LDK
Ata qe krijuan dhe e mbajtën LDK gjate këtyre 30 viteve, janë anashkaluar nga proceset zgjedhore ne shumicën e vendeve. Problemet po i shkaktojnë pjesa qe ne vitet 1990 deri 1999 nuk ka ditur se çfarë po ndodhe me Kosovën, një pjese ka shikuar punet e veta dhe nje pjese ju ka nesnshtruar rutines se okupatorit. Fatkeqesisht, nje pjese e kryetareve te degve, (kjo vlene per gjitha partite) pas lufte e ofroi afer veti kete kategori ,e cila objektiv te vetin ka spiunimin, hajnine, kurverine-aktivitetin subversiv ndaj Kosoves. Dhe kjo kategori nuk zgjedh mjete, kjo kategori po i konvenon pjeses qe politikikisht mbijeton “ vetem me hallakama”. Kjo kategori eshte mediokre ne LDK, (dhe ne partite tjera), eshte struktura e cila nuk ka kapacitete politike, intelektuale dhe profesionale per ti dhene LDK. Kjo kategori po te shikohet me pak kujdese eshte kategoria me e degjeneruar moralisht dhe kombtarisht, kjo kategori fatkeqesisht eshte etabluar ne LDK dhe ne partit tjera dhe po ben kerdi me Kosoven. Natyrisht se kjo kategori i ben njerzit e ndershem nervoz dhe ndodhe qe ata te dalin nga kontrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat