UNHCR synon të ngrit vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët

Aktuale

UNHCR synon të ngrit vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 06:12
Ilustrim

Agjencia e OKB-së për refugjatët në Prishtinë (UNHCR) do të mbajë një takim të dialogut të hapur për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët. 

Marrëveshja Globale për Refugjatët flet për rëndësinë e pritjes, të mbrojtjes dhe të ndihmës për refugjatët.

Kjo ngjarje, po ashtu do të jetë një mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë me ide se si të krijohet një ambient i favorshëm për integrim të plotë socio-ekonomik të refugjatëve.

Takimi mbahet në kuadër të shënimit të ditës botërore të refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat