Debati për PTK-në, Zeka propozon një emër që do të ndihmonte në këtë proces

Aktuale

Debati për PTK-në, Zeka propozon një emër që do të ndihmonte në këtë proces

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:27
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala nuk ka marrë vendim për angazhimin e katër ekspertëve për nevoja të komisionit.

Aty u propozua që listat të shqyrtohen në nëngrupe dhe të propozohen emrat konkretë në mbledhjen e ardhshme.

Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, tha se vetëm një nga ekspertët ka pranuar të angazhohet derisa tha se buxhet ka edhe për tre të tjerë.

“Vetëm njëri ka pranuar të angazhohet, të tjerët s’e kanë parë të mundshme, ne kemi kërkuar listën e ekspertëve që përdorin gjykatat. Ne e kemi një të angazhuar, kemi buxhet edhe për 4 të tjerë. Secili prej grupeve e ka nga një ekspert”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se duhet të ketë ndarje të ekspertizave sipas fushave.

“Si ide është e kapshme që të kemi ndarje të ekspertizave sipas fushave. Disa gjana substanciale kanë fushën e drejtësisë, ajo ligjore dhe financiare”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, duke folur për emrat e mundshëm për këtë nëngrup, tha se angazhimi i një eksperti të telekomunikacionit do të ndihmonte shumë.

“Propozoj emra të veçantë në këtë nëngrup, do të ishte më i mirë ndonjë jurist që të merret me emrat e organizimit të punësimit të bordeve. Eksperti i telekomunikacionit mund ta ndihmojë, por ai juridik do të na ndihmonte më shumë”, tha ai.

Deputeti Milaim Zeka pati një propozim për dikë që konsideroi se mund të ndihmojë në këtë proces.

“Nuk propozoj njerëz për punësime familjare. Në Agjencinë e Pronave është juriste brilante e ka edhe provimin e jurisprudencës, Shqipe Rexhepi, ajo që më ka bërë përshtypje nuk i ka bërë përshtypje puna pagesës. Ajo mundet me na ndihmu”, ka thënë Zeka.

Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, tha se këto intervista duhet të përfundojnë para pushimit të Kuvendit.

“Çështjet, intervistimi, me përfundu para pushimit të Kuvendit dëshmitarët njëherë ta tregojnë dëshminë me shkrim së pari e pastaj me intervistë”, tha Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat