Goran Rakiq ‘gjunjëzohet’ para simboleve të Republikës së Kosovës, betohet si kryetar i veriut

Aktuale

Goran Rakiq ‘gjunjëzohet’ para simboleve të Republikës së Kosovës, betohet si kryetar i veriut

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:07
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është betuar sot si kryetar i Mitrovicës Veriore.

Rakiq bashkë me këtër kandidatët tjerë të Listës Serbe dolën fitues në komunat veriore, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 19 maj.

Fillimisht, ata refuzuan të betohen nën simbolet e Republikës së Kosovës.

Madje për këtë pati pretendime se të njëjtit po e presin edhe heqjen e taksës në Samitin e Parisit.

Mirëpo, sot si duket Rakiq është dorëzuar para institucioneve të shtetit.

Ai është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nën simbolet e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat