Edhe në Pejë LDK-ja “rrehet” me karrige, Gazmend Muhaxheri shihet duke “goditur” me karrige (Pamjet)

Aktuale

Edhe në Pejë LDK-ja “rrehet” me karrige, Gazmend Muhaxheri shihet duke “goditur” me karrige (Pamjet)

Nga: N.H Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:34
Pejë

Nënkryetar i Pejës dhe nënkryetar i degës së LDK-së në Pejë, Shkumbin Gashi, e ka postuar një fotografi në Facebook duke ironizuar me problemet me të cilat po ballafaqohet kjo parti.

“Urime fillimi i procesit zgjedhor të LDK-së në Pejë  ”, ka shkruar ai, derisa kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri shihet duke mbajtur një karrigë në duar i gatshëm “ta godasë” një person që rri ulur.

Të kujtojmë se në disa degë dhe nëndegë të LDK-së ka pasur përplasje edhe fizike në procesin e brendshëm zgjedhor.

Grushe dhe karrige nuk janë kursyer në Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat