Burjani: Është e çuditshme që presidenti të marr një këshilltar të dyshimtë - Bota Sot
Burjani: Është e çuditshme që presidenti të marr një këshilltar të dyshimtë

Aktuale

Burjani: Është e çuditshme që presidenti të marr një këshilltar të dyshimtë

Nga: A.SH Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:37
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani shprehet se është e çuditshme dhe jo normale se si presidenti i Kosovës, Hashm Thaçi ka marrë si këshilltarë një person të dyshimtë.

“Kjo është e çuditshme për një president të tillë të marr këshilltar të dyshimtë , pra kjo është pakujdesi e rëndë dhe e pakuptimtë, Kosova ka AIK ka mundur presidenti të informohet me kohë, pra diçka jo normale ka ndodhë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka potencuar se as presidenti Thaçi nuk ka informata të vërteta sa se si ka ndodhur ky rast.

“Në shtetin tonë ndodhin gjëra të çuditshme dhe nuk ka shpjegim se si ka mundur kjo të ndodhë. Madje as presidenti vet s`ka dhënë asnjë informatë të vërtetuar”, ka theksuar ai për “Bota sot”

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme presidenti ka liruar nga detyra Branisllav Nikoliqin, për të cilin u tha ishte agjent i BIA-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...