Ja çka thotë Server për dështimin e Samitit të Parisit, tregon cilat shtete “humbën”

Aktuale

Ja çka thotë Server për dështimin e Samitit të Parisit, tregon cilat shtete “humbën”

Nga: F. B. Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:31
Server

Anulimi i takimit për Ballkanin Perëndimor që duhej të mbahej më 1 korrik në Paris sugjeron se nuk është arritur asnjë pajtim për fillimin e sërishëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por do ishte vlerësim i rëndë nëse paraqitet si humbje e diplomacisë franceze edhe gjermane ka thënë Daniel Server analisti dhe profesori amerikan për “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Server profesori i Universitetit “Xhons Hopkins”  duke komentuar lajmin për anulimin e samitit me iniciativë të kancelares Merkel dhe presidentit Makron ka theksuar se ky përfundim ndonëse nuk është “humbje” është “pengesë” jo vetëm për Berlinin e Parisin por edhe Shtetet e Bashkuara” që kanë dashur përtëritjen e dialogut për Kosovën”.

Siç dihet zyra e shtypit në qeverinë gjermane dje ka vërtetuar se janë të vërteta konstatimet se takimi i 1 korrikut është shtyrë dhe në përgjigje është thënë se: „Gjermania dhe Franca mbeten në kontakt të afërt me Kosovën dhe Serbinë “.

Si mëson “Danas” jo zyrtarisht nga burime diplomatike, ende nuk dihet në çfarë afati shtyhet takimii  Parisit dhe “në këtë temë askush nuk dëshiron të deklarohet” “.

Diplomatët po ashtu theksojnë se Merkel dhe Makron nuk ia dolën të bindin Prishtinën të heq taksën ndaj mallrave serbe, që përbënë parakushtin kryesor për përparim bë lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Pala e Kosovës ka vazhduar të mbaj qëndrimin e fortë se nuk ka heqje të taksës, ndërsa Gjermania dhe Franca nuk kanë dashur këtë tubim në Paris që do ishte protokolar përkatësisht të përfundoj sikurse samiti i mbajtur në Berlin – pa asnjë rezultat prandaj kanë vendosur që samiti të shtyhet”, precizojnë burimet diplomatike.

Analisti politik Boban Stojanoviç ka thënë për Danas se nuk e befason anulimi i takimit të parashikuar.

“Në një mënyrë është paralajmëruar se takimi mund të shtyhet, ndërsa pyetja shtrohet se kanë qenë pritjet që në atë rast të ndodhë çka do qoftë. Po të donin Franca dhe Gjermania me të vërtetë takim ai do mbahej pa marr parasysh qëndrimet e Beogradit apo Prishtinës. Më shumë më duket se këto shtete nuk kanë dashur  që kjo të ndodhë tani, por anulimi është humbje e tyre sepse ato kanë paralajmëruar samitin” ka thënë Stojanoviç.

Ndërkohë Vuçiqi ka thënë dje në Minsk se Gjuriqin e kishte dërguar ai në takimin e Berlinit ku u takua delegacionet e Kosovës edhe të Serbisë dhe e kishte sugjeruar çka të fliste, në të njëjtën kohë ai ka theksuar se 99 për qind të gjasave janë që takimi mos të mbahet fare, këtë deklaratë e kishte bërë para se të njoftohej zyrtarisht se anulohet samiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat