“Qeveria e turpit”

Aktuale

“Qeveria e turpit”

Nga: N.H Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:23
Qeveria Haradinaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar duke e quajtur të turpshme dhe të pafalshme nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi asnjë nga zyrtarët shtetëror nuk doli t’i priste xhudistet që sollën medalje për Kosovën.

Sipas Gecajt, së paku njëri nga 80 zëvendësministrat, të cilët nuk bëjnë bash asgjë, është dashur t’i pres këto heroina të gjalla.

Kujtojmë se kampionia Majlinda Kelmendi është kthyer sot nga Bjellorusia pas fitores në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Majlinda ka fituar medaljen e artë, kurse Nora Gjakova të argjendtën dhe Loriana Kuka të bronztën në Lojërat Evropian Minsk 2019.

Image
Bajram Gecaj

“QEVERIA E TURPIT! E turpshme dhe krejtësisht e pafalshme... asnjë zyrtar nuk i priti vajzat tona të arta ... katër xhudiste na sollën tri medalje, por zyrtarët, të cilët paguhen nga taksat tona, nuk e panë të udhës as t’i presin ... së paku njëri nga 80 zëvendësministrat, të cilët nuk bëjnë bash asgjë, është dashur ti pres këto heroina të gjalla të cilat na zbardhën fytyrën sërish!”, shkruan Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat