Haxhiu sqaron propozimin e tij për sponsorizimin e sportit

Aktuale

Haxhiu sqaron propozimin e tij për sponsorizimin e sportit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:05
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, njëherësh propozues i njërit amandament për sponsorizimin e sportit dhe kulturës, u shpreh se fitimi prej 30 milionë që ka do të fitojë drejtpërdrejt sporti, do të jetë në dorën e biznesit në bazë të kritereve të caktuara se ku dëshirojnë për t’i investuar.

Haxhiu tha se është e drejtë e biznesit që të përcaktojë se ku dëshiron të çojë investimet e veta.

Haxhiu: E kemi bërë 30 përqind për sportin dhe 20 për kulturën, pasi kjo e fundit financohet drejtpërdrejt nga shteti

“Pse atëherë e bëmë 30 përqind për sportin dhe 20 përqind për kulturën? Sepse kultura financohet drejtpërdrejt edhe prej buxhetit të shtetit ndërsa sporti jo. Pra, e dini  buxheti për teatrin, për ansamblin ‘Shota’ dhe shumë institucione tjera kulturore financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Por, ne deshëm të bëjmë atë që duhet bërë për sportin, që biznesi të përcaktojë interesin e tij se ku do të investojë. Përafërsisht po e them, që kjo 30 milionë që ka me fitu sporti, ka me qenë në dorën e biznesit që në bazë të kritereve të përcaktuara se ku dëshiron me i investu ”, tha ai.

Haxhiu lexoi para deputetëve amendamentin që ka propozuar për sponsorizim të sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat