Pas skandalit, Haradinaj shkarkon Shukri Maxhunin

Aktuale

Pas skandalit, Haradinaj shkarkon Shukri Maxhunin

Nga: A.M. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka njoftuar Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Lirimi i Maxhunit është bërë nga skandali i fundit i tij, shkarkimin e kishte kërkuar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, njëherësh edhe presidenti i AKR-së./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat