Thaçi: Fatkeqësi që autorët e masakrave në Bosnje e Kosovë nuk janë dënuar

Aktuale

Thaçi: Fatkeqësi që autorët e masakrave në Bosnje e Kosovë nuk janë dënuar

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:38
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi se masakra e Srebrenicës riktheu tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore, atë të popull vrasjeve masive.

Kreu i shtetit tha se gjenocidi i urdhëruar nga Millosheviqi, ku u vranë rreth 8 mijë njerëz, ishte edhe një paralajmërim se deri në çfarë mase mund të shkonte çmenduria e regjimit serb.

“Me të njëjtën logjikë, ky regjim vrastar vazhdoi masakrat edhe në Kosovë në vitet 1998-1999. Është fatkeqësi që edhe pas dy dekadave, kriminelët serbë, autorë të këtyre krimeve makabre në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. Sot, 24 vjet pas masakrës së Srebrenicës, me dhimbje të madhe i kujtojmë tmerret që ndodhën atje”, shkroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat