Zjarrfikësit sërish do të kalojnë nën ombrellën e MPB

Aktuale

Zjarrfikësit sërish do të kalojnë nën ombrellën e MPB

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:37
Foto

Qeveria e Kosovës ka kaluar koncept dokumenti për financimit të pushtetit lokal dhe në momentin kur të votohet nga Parlamenti i Kosovës, zjarrfikësit automatikisht kalojnë nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme të Kuvendit, ku theksoi se zyrtarët komunal apo kryetarët ka bërë keqpërdorime, duke detyruar zjarrfikësit të kryejnë detyra tjera siç është ujitja e parqeve.

Kryetari i komisionit Haxhi Shala tha se ka ardhur koha që të rishikohet ligji për zjarrfikësit komunal, pasi ky institucion i takon pjesës së sigurisë.

Shala: Kategori jashtë institucionale

“Ka mbetur një kategori jashtë institucionale nuk kanë një piramidë, ndoshta e kanë por duan ta kenë një më konkrete, ta kanë një hierarki, ta kanë një adresë se ku mund të ankohen “, tha ai.

Ministrit të Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se definitivisht ata janë nën ombrellën e komunave. Ai tha se një marrëveshja e 2009-ës, ka qenë e ngutshme dhe jo mirë e trajtuar pasi një shtresë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të menaxhohen nga kryetarët e komunave është e palogjikshme.

Mustafa: Qeveria e ka miratuar që këta të kalojnë nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Qeveria e ka miratuar që këta të kalojnë nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke u bazuar në të gjitha tash është në përfundim, në qeveri ka kaluar koncept dokumenti për financimit të pushtetit lokal  dhe në momentin kur të votohet nga Parlamenti i Kosovës, këta automatikisht kalojnë nën ombrellën e MPB. Aty ka pas ndoshta edhe keqpërdorime nga zyrtarët komunal apo kryetarët e komunave sepse kjo shtresë e punonjësve është detyruar të punojë edhe punë tjera që nuk i ka pas në përshkrimin e detyrave të tyre dhe ka rastis që të ujisin parqet”, tha Mustafa.

Anëtari i komisionit Ismet Beqiri tha se ata duhet të kenë një trajtim të mirëfilltë.

Beqiri: As rrotë të helikopterit nuk kemi

“Shërbimi i zjarrfikësve, i emergjencave është një pasqyrë e shtetit tonë, por ju e dini që ne nuk e kemi as helikopter, bile këto në tokë që qarkullojnë t’i kemi si të duhet dhe të bëjmë më shumë se ne po e dimë nesër ndodhin raste të rënda dhe ne nuk kemi një rrotë helikopteri nuk e kemi për aeroplan nuk po flas “, tha Beqiri.

Përfaqësues të MPB-së, po ashtu thanë se janë pothuajse në fazën përfundimtare të hartimit të udhëzimit administrativ për qëndrimin për të huajt, ku pritet të jetë edhe në favor të qytetarëve nga Lugina e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat