Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale është e padrejtë.
Postimi i Limajt:
Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës! Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfidë dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast! FL.