Pacolli e takon Haradinajn pas dorëheqjes, zbulohet çka biseduan

Aktuale

Pacolli e takon Haradinajn pas dorëheqjes, zbulohet çka biseduan

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:21
Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Takimin e ka konfirmuar edhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme nga ky takim.

“Ka pasur një takim normal. Takimi ka ndodhur pas vizitës në SHBA, ndërkaq që nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Zyberaj.

Haradinaj gjatë ditës së djeshme e ka bërë të ditur dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas ftesës së ardhur nga Specialja.

Ai do të udhëtojë në Hagë gjatë javës së ardhshme për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat