Thaçi: Vendimi i GJND-së ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB

Aktuale

Thaçi: Vendimi i GJND-së ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB

Nga: M.H Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:56
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Lidhur me ngjarjen Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook ka shkruar që vendimi i GJND- së ishte fitorja më e madhe e Republikës së Kosovës:

Postimi i plotë:

U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje. Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat