Vjen pyetja publike për Haradinajn: A bëre hajgare me dorëheqje, apo je penduar?

Aktuale

Vjen pyetja publike për Haradinajn: A bëre hajgare me dorëheqje, apo je penduar?

Nga: A.ZH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:34
Ramush Haradinaj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar pas paralajmërimit se Qeveria e dorëhequr e Kosovës, do të mbajë nesër mbledhje nga ora 14.

Miftaraj ka pyetur publikisht Haradinajn, nëse dorëheqja e të premtes ishte hajgare, apo ai është penduar për dorëheqjen, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se vendimet që do të merren në këtë mbledhje, nëse mbahet, nuk janë legjitime dhe ligjshmërie.

Sipas Miftarajt, partitë politike në pozitë, duhet injoruar ftesën për mbledhje, ndërsa opozita duhet të kontestojë ligjshmërinë e këtyre vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i Miftarajt:

Një pyetje publike Kryeministrit Haradinaj, dorëheqja e parevokushme nga dita e premte mos ka qenë hajgare apo i ke ra pishman për dorëheqjen????

Edhe nëse i ke ra pishman, fjalët e tua i ke hangër! As nuk është hera e parë e as e fundit.

Përndryshe krejt këto vendime qe do merren ne kete takim (nese ndodh) nuk kane pikë legjitimiteti dhe ligjshmërie andaj edhe nuk kanë kurrfarë efekti.

Sigurisht, se arbirtrariteti brina nuk ka, po manifestohet mu në këtë menyre.

Partite politike ne pozite (se pari duke injoruar kete ftese me mos pjesemarrje) dhe opozita duke kontestuar ligjmerine e ketyre vendimeve ne Gjykate Kushtetuese pa vonese (nese mbahet takimi) marrin pjese aktive ne ruajtjen e parimeve te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire ne Kosove!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat