Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij

Aktuale

Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 14:38
Pamje nga homazhet

Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai po kujtohet si një njeri i cili i dha shumë kombit shqiptar, por njerëzit e afërt të tij, po vlerësojnë, se kontributi i tij, nuk po vlerësohet mjaftueshëm nga populli.

28 vite i mungoi për së gjalli, e tani flet me fotografinë e tij çdo ditë.

Kështu bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlija flet për veprimtarin e çështjes kombëtare që jetën ia kushtoi popullit, duke kërkuar liri.

Demaçi: Më mungon shumë , çdo ditë flas me fotografin e tij

“Shumë po më mungon, gjithnjë me fotografi po flas edhe pak të kishe qëndruar ose me një ditë me pas shkua shumë vështirë, unë e kam adhuruar atë“, thotë bashkëshortja e tij.

Duke kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje, Xhemajlie Demaçi thotë se popullin shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, e një gjykim të tillë ajo e konsideron si të gabuar.

Demaçi: Shqiptarët nuk e vlerësojnë veprën e Adem Demaçit

“Kur ka qenë në burg gardianëve iu thoshte unë po e punoj punën time, nuk jam në burg por ju jeni në burg, e ka ruajtur vetën për të jetuar është munduat ta mbaj vetën për të pasur më shumë jetë për punuar për popullin....  28 vite ka qëndruar në burg nuk është e lehtë, kurrë nuk ka folur për tortura për të mos i frikësuar të tjetër. Adem Demaçi është shkollë.... ai tjetër fjalë nuk ka pasur kombi, popull, atdhe... Shqiptarët nuk e vlerësojnë, këtë vetëm i thuan lloj lloj fjale, është shumë gabim....Unë e dua edhe më shumë vetëm se ka qenë patriot dhe që ka punuar për komb”, shprehet me emocione ajo.

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, Demaçin e kujtoi edhe bashkudhëtari i tij i cili ishte për shumë vite edhe këshilltar i tij, Hakif Bajrami.

Sipas tij, populli shqiptar nuk ka kapacitet ta njoh vlerën e Adem Demaçit.

Bajrami: Populli shqiptar nuk ka kapacitet ta njoh vlerën e Adem Demaçit

“Adem Demaçi është babi i shtetit të Kosovës, babai i Shqipërisë dhe pasardhësi më i denjë i Gjergj Kastrotit Skënderbeut. Adem Demaçin e njoh për 31 vite kam qenë këshilltar i tij dhe nuk e di kurrë ai njeriu që do e ketë lënduar ndokënd, populli shqiptar njëherë për njëherë nuk ka kapacitet që ta njoh vlerën e tij, do të nevojiten shekuj e shekuj për t’i njohur meritat, vendimin, burrërinë, trimërinë dhe nivelin shtetëror që kishte...Është obligim shumë i rëndë por i realizueshëm që ne të shkojmë rrugëve të tij, hapave të tij me modesti dhe me vepra ashtu si dinte që t’i bëjë ai”, thotë Bajrami.

Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit, Adem Demaçi, sot është vendosur edhe gurthemeli i shtatores së tij, ku me modelin ideor kanë vërejtje familja e tij.

Kujtojmë që për bindjet dhe angazhimin e tij politik, Adem Demaçi qëndroi 28 vjet i në burgjet e Jugosllavisë. Demaci udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së, me zyrë në Prishtinë. Demaçi ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat