Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, nuk ka vendosur vijë të kuqe për asnjë parti poltike në Kosovë.
Ai nuk e ka përjashtuar një koalicion mes PDK-së dhe LDK-së, ani pse ai u shpreh se dëshiron që të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“S’po vendosi vija të kuqe për asnjë parti politike. As për PDK-në. E thash që e dëshiroj një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Muhaxheri.