Haradinaj shkon në konakun e Naim Bazajt, kaq persona dalin ta presin

Aktuale

Haradinaj shkon në konakun e Naim Bazajt, kaq persona dalin ta presin

Nga: D.RR Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj dhe Naim Bazaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka shkuar në konakun e të larguarit nga PDK-ja, Naim Bazaj, ku atje e pritën qindra qytetarë të Drenicës.

AAK-ja është fuqizuar në Drenicë, pasi kandidati për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, i prishi raportet me PDK-në dhe kaloi në AAK.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat